Kjo është gjendja e pallatit numër 16 në lagjen Skënderbeg të qytetit të Lezhës.
Objekti dykatësh është degraduar plotësisht dhe që prej vitit 2008 është shpallur i pabanueshëm, por pavarësisht kësaj, aty vazhdojnë të jetojnë 3 familje, jeta e të cilave është çdo ditë në rrezik.
Banorët kërkojnë rikonstruksionin ose shembjen e kësaj ndërtese, pasi ajo është kthyer në një shqetësim mjaft të madh për ta.
Ata akuzojnë Bashkinë Lezhë për mosveprim dhe për lënien në harresë të këtij objekti.
Ne lidhje me pallatin numër 16, Bashkia Lezhë bën me dije se i është kërkuar Institutit të Ndërtimit një rivlerësim i objektit.
Pas përfundimit të këtij procesi, me pas do të vendoset.Ndërkohë, për pjesën më të madhe të familjeve që banojnë në këtë godinë, bashkia po i paguan bonusin e qirasë.
© SYRI.net