Dëbora zbardh fshatrat turistikë të Korçës! Në Boboshticë dhe Dardhë trashësia deri në 25 cm

11:31, 01/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Moti me kapriçot e tij nuk ndalet së surprizuari, ku stina e pranverës shoqërohet me stuhi dimërore si ato që kanë goditur së fundmi jo vetëm Evropën, por edhe Shqipërinë.

Në Korçë janë rikthyer reshjet e dëborës, siç shihet edhe nga pamjet.

LEXO EDHE: VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës

Ato kanë nisur gjatë orëve të fundit kryesisht në zonat malore.

Reshje dëbore janë regjistruar edhe në aksin Boboshticë-Dardhë, ku trashësia e dëborës varion nga 20 deri në 25 cm.

Kontraktorët ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco