Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para Kuvendit të Shqipërisë, deputetët dhe PS goditen me vezë nga qytetarët

'Po shkunden plakat'/ Çfarë thotë historia e legjendës?

'Po shkunden plakat'/ Çfarë thotë historia e legjendës?

08:47, 29/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në fund të Marsit, kur dimri duket sikur ka ikur përfundimisht, populli ynë kujton “plakat e Marsit”.

Gojëdhëna tregon për disa gra të moshuara që, të mashtruara nga dielli i parë i pranverës, dolën në mal për të kullotur bagëtitë dhe për të tjerrë leshin.

Njëra prej tyre, e bindur se dimri kishte mbaruar, e sfidoi muajin Mars me fjalë krenarie, duke harruar se natyra nuk fal.

I zemëruar, Marsi iu drejtua Prillit: “Prill o im vëlla, më jep tri ditë hua, t’i ngrij plakat me gjithçka.”

Dhe ashtu ndodhi. I ftohti u kthye papritur, duke i zënë plakat në mal, ku sipas besimit popullor ato u kthyen në gur bashkë me bagëtitë e tyre.

Thuhet se në Mali i Tomorrit ende gjendet një gur në formën e një plake, nga i cili burojnë “lotët” e saj.

Sa e bukur fabula për marrëdhënien mes njeriut dhe natyrës.

Ajo na mëson për përulësinë përballë forcave që nuk i kontrollojmë, për respektin ndaj cikleve të jetës dhe për mençurinë që vjen me durimin.

Edhe sot, kur themi “erdhën plakat”, ne rikujtojmë këtë histori këtë paralajmërim të bukur dhe të ashpër njëkohësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco