‘I lënë të ngordhin…’/ Veterinerja: Të mbash një kafshë kërkon përgjegjësi, njohuri dhe mundësi financiare

10:00, 16/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mjekja veterinere Silvana Bajrami, e ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, ka folur për përgjegjësinë që duhet të kenë qytetarët kur vendosin të mbajnë një kafshë shtëpiake.

Ajo theksoi se gjatë përvojës së saj 15-20 vjeçare në shërbimin veterinar, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, është përballur me shumë raste keqtrajtimi apo neglizhence ndaj kafshëve. Sipas saj, kujdesi për një kafshë nuk është vetëm çështje dëshire, por kërkon informim, përkushtim dhe mundësi ekonomike për t’i siguruar trajtimin dhe shërbimet e nevojshme veterinare.

Silvana Bajrami: Kam goxha eksperiencë në këtë fushë. Është një eksperiencë goxha vjeçare, 15-20 vite të mira. E kam ofruar shërbimin veterinar qoftë në institucione shtetërore po dhe ashtu dhe private. Më është dashur që të kem lloj-lloj historish, situatash, të mirëtrajtuar dhe të keqtrajtuar. Kështu që herë pas here dhe jam shokuar me thënë të drejtën dhe disa raste, për shembull që, sidomos kur mbajnë një kafshë të sëmurë në shtëpi dhe kanë dhe besime të çfarëdo lloj feje, por që e kam lënë thotë në dorë të Zotit sepse Zoti do ta shërojë e kështu. Ndërkohë që është një shërbim veterinar.

Kanë qenë në rastet e freskëta besoj se brenda këtij tremujori të fundit, saqë kam ngelur, e kam parë e kam thënë, dëgjo, Zoti vërtet ne jemi të gjithë në dorë të Zotit, por që kemi ca shërbime, fëmija shkon te pediatri, ne të rriturit shkojmë te mjeku ynë. Ndërsa kafsha do vijë te veterineri dhe shyqyr që janë veterinerët, që janë mjekët veterinerë të cilët herë pas here po ndjekin konferencat edhe të paguara nga xhepi i tyre ndërkombëtare që të jenë të axhornuar bashkë me metodat e fundit, trajtimet e fundit që të ketë, sepse keqtrajtimi i kafshëve hyn dhe tek një kujdes jo i mirë. Tani ne do përpiqemi të bëjmë më të mirën, por që duhet të kemi njohuritë e duhura.

Unë mendoj që të marrësh një mace, qen, qoftë edhe një çfarëdo lloj një qenie të gjallë duhet patjetër të jesh i përgjegjshëm, të jesh i mirëinformuar se sa vite do jetojë dhe do bashkëjetojë me ty kjo qenie e gjallë. Pastaj do shikosh pak anën tënde ekonomike, që do të thotë, se ndoshta ju duket edhe shumë të shpenzosh dhe 3000 lekë të vjetra, po themi, një ushqim për peshkun. Po marr një shembull tani... Në shpenzimin më të vogël ose po marr një, po marr një rottweiler, te bashkëjetesa me një rottweiler po them që është qen i madh ose doberman që të duhet minimalisht 150 ose 200 euro në muaj duke përfshirë shërbimet veterinare apo dhe ushqimin. Pra, e para duhet të jesh i ndërgjegjshëm për vitet që ti do bashkëjetosh me këtë qenien e gjallë dhe e dyta, sikur ta adoptosh nga rruga një kafshë, sado peshë, pra duhet kohën që do kushtosh me të dhe patjetër anën financiare. Dhe pastaj duhet edhe të mirmendosh se si do rrjedhi jeta jote, mund të jetosh në Shqipëri, mund të shkosh në një vend tjetër, ti duhet të jesh e përgatitur për ta marrë me vete sepse nuk mund ta braktisësh në rrugë dhe pastaj shtohet numri i kafshëve në rrugë, të cilët patjetër që i kemi në gjendjen jo të mirë tashmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco