SYRI TV/ Lagjja 'Kushtrim' në Vlorë në harresë, rrugë të shkatërruara dhe mungesë ndriçimi

14:06, 13/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përtej fasadës në zonën e Lungomares,  blloqet e banimit në qytetin e Vlorës, përballen me degradim të infrastrukturës. Një ndër to është lagjia “Kushtrim” ku rrugët paraqiten të çara dhe me gropa, duke krijuar vështirësi të mëdha për automjetet dhe këmbësorët. Situata përkeqësohet edhe më shumë gjatë dimrit, kur reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në disa prej rrugicave të lagjes.

SYRI TV

Në lagjen “Kushtrim” të qytetit të Vlorë, banorët përballen prej vitesh me një sërë problematikash infrastrukturore që vijojnë të mbeten pa zgjidhje.

Sipas banorëve të zonës, rrugët mes blloqeve të banimit janë në gjendje të rënduar.

Ato u dëmtuan rreth katër vite më parë gjatë punimeve të projektit të ri të ujësjellësit, projekt që u prezantua me premtimin se qyteti do të furnizohej me ujë 24 orë.

Megjithatë, pas hapjes së kanaleve për tubacionet, shumë segmente rrugësh nuk janë rikthyer më në gjendjen e mëparshme.

Sot rrugët paraqiten të çara dhe me gropa, duke krijuar vështirësi të mëdha për automjetet dhe këmbësorët.

Situata përkeqësohet edhe më shumë gjatë dimrit, kur reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në disa prej rrugicave të lagjes.

Një tjetër fenomen që bie në sy në këtë lagje është edhe braktisja e shumë banesave.

Në disa prej tyre dyert janë të mbyllura me çelës prej kohësh, ndërsa familjet janë larguar drejt emigrimit, duke lënë pas apartamentet bosh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco