Rritja që ka pësuar çmimi i naftës për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme rrezikon ta çojë në kolaps flotën e peshkimit në Durrës.
Per peshkataret situata është shumë shqetësuese.
Pas pesë ditësh të kaluara në det, rreth 50 milje larg Durrësit, sasia e peshkut e kapur e ka demoralizuar peshkatarin e ri.
Me ngrohjen e motit, peshku largohet nga bregu drejt thellësisë, gjë që e vështirëson edhe më shumë punën e njerëzve të detit.
Në pamundësi për të përmbushur të gjitha kërkesat e restoranteve të peshkut në Durrës, klientëve jo rrallë herë u serviret peshk importi.
Ndërsa nafta në karburante dhe distributorë vijon rritjen, sektori i peshkimit në Durrës ka vetëm një apel drejtuar ministrisë së linjës dhe qeverisë.
© SYRI.net