Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

'Siguria ushqimore në pikëpyetje', fermerja: Mungojnë kontrollet dhe standardet

'Siguria ushqimore në pikëpyetje', fermerja: Mungojnë kontrollet dhe standardet

09:42, 13/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Siguria ushqimore në Shqipëri vijon të mbetet një nga shqetësimet më të mëdha për konsumatorët dhe prodhuesit vendas.

Në një treg ku produktet vendase dhe ato të importuara bashkëjetojnë çdo ditë në raftet e dyqaneve, shpesh ngrihen pikëpyetje për cilësinë, origjinën dhe kontrollin e ushqimeve që konsumojnë qytetarët. 

Fermerja nga Erseka, Filloreta Prifti, ngre alarmin për këtë situatë, duke theksuar se në vend mungon kontrolli i mirëfilltë mbi cilësinë e produkteve ushqimore.

Sipas saj, Shqipëria është shumë e varur nga importi dhe shpesh nuk ka garanci për standardet e ushqimeve që hyjnë në treg.

Prifti thekson se fokusi i shumë prodhuesve dhe tregtarëve është rritja e sasisë dhe fitimit, ndërsa cilësia dhe vlerat ushqyese lihen në plan të dytë.

Ajo veçon si më problematike drithërat dhe nënproduktet e tyre, vajrat, produktet shtazore dhe perimet, për të cilat, sipas saj, mungon kontrolli i duhur.

Sipas fermeres, përveç institucioneve që duhet të forcojnë mbikëqyrjen, edhe vetë qytetarët duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe të kërkojnë më shumë transparencë për atë që konsumojnë.

Pa rritjen e përgjegjësisë nga të gjitha palët, paralajmëron ajo, rreziku për shëndetin publik mbetet i lartë.

Në një situatë ku siguria ushqimore mbetet një shqetësim në rritje, fermerja apelon për më shumë ndërgjegjësim nga qytetarët dhe përgjegjësi më të madhe nga institucionet dhe prodhuesit.

Sipas saj, vetëm përmes kontrolleve më të forta, transparencës në treg dhe kujdesit të konsumatorëve për atë që vendosin në tryezë, mund të shmanget rreziku për shëndetin dhe të rikthehet besimi tek ushqimi që konsumojnë shqiptarët çdo ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco