Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Flamingot' e Tiranës që po mundin bandat

Lufta, rreth 500 vizitorë shqiptarë janë larguar nga Emiratet

Lufta, rreth 500 vizitorë shqiptarë janë larguar nga Emiratet

10:36, 09/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vizitorët shqiptarë që ndodheshin në Emirate janë larguar, me grupin e fundit që ka ikur mëngjesin e kësaj të hëne. Mësohet nga burimet diplomatike se vizitorët gjatë periudhës së nisjes së konfliktit në lindjen e mesme e deri më sot, rezultojnë të kenë qenë rreth 500 dhe janë larguar. 

Avioni i fundit që i ka transportuar është nisur mëngjesin e sotëm me linjën Fly Dubai, me 60 vende të lira në avion. Shqiptarët vizitorë të kësaj periudhe, sipas burimit janë kthyer në Tiranë me fluturime në datat 6,8 dhe 9 Mars. 

Në vendet e emirateve vlerësohet se ndodhen 1500 shqiptarë rezidentë nga të cilët rreth 500 janë larguar. Mësohet se për momentin nuk ka kërkesa të tjera për largim. Ata që kanë bërë kërkesa deri më tani, largohen përmes linjave ajrore, kufijve tokësor me Omanin dhe Arabinë Saudite. 

Linjat ajrore jane tërësisht funksionale. Nga Dubai dhe Abu Dhabi fluturohet në 240 destinacione përmes 700 fluturimeve në ditë. Fly Dubai udhëton 4 herë në javë për në Tiranë. Autoritetet dhe mediat lokale raportojnë se situata është relativisht e vështirë, por niveli i sigurisë vlerësohet i menaxhueshëm. Puna sipas udhëzimeve nga autoritetet në Emirate zhvillohet nga shtëpia, shkollat janë të mbyllura ndërsa qendrat tregtare janë të hapura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco