Banorë të zonës së Gramz, Shkofet, Thumanë dhe Derven kanë dalë ditën e sotme në protestë, duke kërkuar zgjidhje për gjendjen e mjeruar të një segmenti rrugor prej 500 metrash, i cili është kthyer në një rrezik të përditshëm për jetën e tyre.
Aktivsti Aulon Kalaja vijon të jetë pjesë e protestave të banorëve ku ka theksur se, të kërkosh rrugë në 2026 është e turpshme.
Ndër të tjera ai u shpreh se: “Protesta e banorëve të Gramzës futet në një fazë të re. Është protesta e katërt dhe nuk ka asnjë reagim nga institucionet. Kjo është e turpshme,” tha një banor. Ai shtoi se banorët kanë nënshkruar sot një peticion drejtuar Bashkisë Krujë, ARRSH-së dhe institucioneve të tjera përgjegjëse për rrugët.
“Të kërkosh rrugë në vitin 2026 është fatkeqësi kombëtare. Ky segment është në gjendje të keqe minimalisht 10 muaj, ndërkohë që çdo ditë kalojnë mbi 2,000 kamionë dhe trailer-a. Ky aks është i rëndësishëm, sepse lidh zonat veriore me Tiranën dhe shërbimet e emergjencës – ambulanca, zjarrfikëset, policia – nuk mund të kalojnë në siguri. Në rast se institucionet nuk reagojnë, banorët do të ndjekin të gjithë hapat institucional dhe ligjor për të denoncuar situatën,” tha Kalaja.
Qytetarët shprehen se banorët e fshatrave Gamë, Sukë, Bregu lumit dhe Fushë Mamurras do vijojnë protestat pë ksuhtet e rrugës. Ata sot do të paraqesin një peticioni që i drejtohet bashkisë dhe ARRSH-s, pasi prej shumë kohësh janë pa një përgjigje. Ky problem nuk është vetëm lokal, por kombëtar, pasi rruga lidh akse kryesore dhe çdo vonesë mund të ketë pasoja serioze për jetën e qytetarëve,” tha një banor që mori pjesë në protestë.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rikonstruksionin e rrugës dhe një përgjigje të qartë nga institucionet përgjegjëse, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në zgjidhjen e këtij problemi.
© SYRI.net