Syri TV/ Shëmbja e rrugës Tiranë - Korçë rrit me 1 mijë lekë biletën, Flasin qytetarët: E papërballueshme

Syri TV/ Shëmbja e rrugës Tiranë - Korçë rrit me 1 mijë lekë biletën, Flasin qytetarët: E papërballueshme

13:50, 25/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga SYRI TV

Shembja e rrugës Korçë–Tiranë tashmë ka filluar të japë efektet direkte në xhepin e qytetarëve të izoluar të juglindjes, pasi bileta e transportit ndërqytetas nga Korça në Tiranë, nga 700 lekë, është rritur në 1 mijë lekë.

Qytetarët shprehen se çmimi i ri është i papërballueshëm për buxhetin e tyre, ndërsa theksojnë shqetësimin se tarifa prej 1000 lekësh mund të mbetet në fuqi edhe pas rihapjes së rrugës, duke u kthyer në një çmim të përhershëm.

'Çdo gjë që rritet nuk ka më ulje. Eshtë e papërballueshme' thonë qytetarët.

Jashtë kamerave, shoferët argumentojnë se devijimi i rrugës ka sjellë zgjatje të kohës së udhëtimit, rritje të konsumit të karburantit dhe amortizim më të madh të mjeteve, kosto këto që, sipas tyre, janë reflektuar në çmimin e biletës.

Aktualisht, fugonat po qarkullojnë përmes aksit alternativ Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, një segment më i gjatë dhe me vështirësi më të theksuara në qarkullim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco