‘Rrezik i lartë’ – Ushtria dhe FNSH dislokohen tek ‘Arrat e Gurrës’, vendoset perimetër i rreptë sigurie pas shembjes së rrugës

‘Rrezik i lartë’ – Ushtria dhe FNSH dislokohen tek ‘Arrat e Gurrës’, vendoset perimetër i rreptë sigurie pas shembjes së rrugës

11:38, 23/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas rrezikut të lartë që paraqet aksi Librazhd-Pogradec, si pasojë e katastrofës natyrore të ndodhur në zonën e quajtur Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku segmenti rrugor është bërë i pakalueshëm për një kohë të gjatë për shkak të rrëshqitjeve dhe fundosjes masive të tokës, autoritetet kanë vendosur masa të jashtëzakonshme sigurie.

Në terren po dislokohen forcat e Ushtrisë si dhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), me qëllim garantimin e perimetrit të sigurisë dhe parandalimin e çdo rreziku për jetën e qytetarëve. Prania e forcave të sigurisë synon të mbajë nën kontroll zonën, të shmangë hyrjet e paautorizuara dhe të sigurojë mbarëvajtjen e operacioneve teknike.

Segmenti i dëmtuar paraqet rrezik të lartë për shkak të paqëndrueshmërisë së terrenit, ndërsa ekspertët vijojnë monitorimin e situatës. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë kufizimet e vendosura dhe të mos afrohen pranë zonës së rrezikut.

Ndërkohë, strukturat shtetërore po punojnë për hartimin e një plani afatgjatë ndërhyrjeje, pasi ky aks konsiderohet me rëndësi të veçantë për qarkullimin dhe lidhjen e zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco