Moti i keq paralizon lundrimin në jug, pezullohet linja Sarandë–Korfuz

Moti i keq paralizon lundrimin në jug, pezullohet linja Sarandë–Korfuz

08:14, 17/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, përfshirë erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzim që arrin deri në 6 ballë të shkallës Beaufort, për ditën e sotme, e martë 17 shkurt, është ndaluar dhënia e lejeve dhe çdo dalje në det e mjeteve lundruese.

Ndalimi përfshin mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.

Njëkohësisht, është pezulluar edhe lëvizja e tragetit të linjës Sarandë–Korfuz dhe anasjelltas, i cili nuk do të operojë deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco