Lajmi i fundit

E paprecedentë, Rama bllokon kufinjtë nga frika: Syri u bën thirrje gjithë qytetarëve të denoncojnë

Ndërtuar në shekullkn e 20, lagja 'Grizë' në Fier  pa asnjë investim prej vitesh

Ndërtuar në shekullkn e 20, lagja 'Grizë' në Fier pa asnjë investim prej vitesh

11:08, 16/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lagjja Grizë, në Fier e ndërtuar pas viteve 1990, sot përballet me një realitet të hidhur, mungesë totale investimesh dhe infrastrukturë të lënë në harresë.

Banorët thonë se ndonëse shtëpitë i kanë të legalizuara dhe me dokumentacion të rregullt, Bashkia nuk ka vënë dorë asnjëherë për të përmirësuar kushtet e jetesës.

Sipas tyre, që nga krijimi i lagjes, nuk është bërë asnjë investim publik. Rrugët i kanë ndërtuar dhe shtruar vetë me mundësitë e tyre.

Rrjetin e energjisë elektrike e kanë tërhequr po vetë, nga kabinat deri në banesat e tyre, duke përballuar kostot dhe vështirësitë.

Taksat i paguajnë rregullisht bashkisë Fier, por investime prej saj nuk kanë parë.

Më shqetësuese mbetet mungesa e ujit të pijshëm dhe e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Rreth 80 familje jetojnë pa një sistem të rregullt furnizimi me ujë dhe pa rrjet kanalizimesh, në kushte që rrezikojnë shëndetin dhe dinjitetin e tyre.

Banorët shprehen se çdo herë që afrohen zgjedhjet për kryetar bashkie apo deputet, përfaqësuesit politikë shkojnë në lagje, dëgjojnë hallet e tyre dhe premtojnë investime. Por,  pas votimeve gjithçka harrohet dhe asnjë projekt konkret nuk është realizuar.

Ata theksojnë se janë ankuar pranë njësisë administrative të Porëzës dhe në Bashkinë e Fierit por deri më sot zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe asnjë investim nuk ka mbërritur në këtë zonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco