Reshjet e shut kanë përmbytur bodrumet e pallateve në Lezhë duke shkaktuar dëme materiale për banorët. Këta të fundit tregojnë se shkak i kësaj situate është mungesa e investimeve në kanalizime dhe ndërtimet pa kriter.
Syri TV
Reshjet e ditëve të fundit kanë rikthyer përmbytjet në Lezhë ku uji ka depërtuar në bodrumet e pallateve të ndërtura para viteve 1990, në lagjen besëlidhja.
Ujërat e shiut kanë depërtuar në katet nëntokësore të ndërtesave, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke vështirësuar jetesën e banorëve.Sipas tyre, ky fenomen përsëritet pothuajse çdo herë që ka reshje me intensitet të lartë, çka e ka kthyer problemin në një shqetësim të përhershëm.
Qëndrimi i ujit për ditë të tëra në bodrume jo vetëm dëmton themelet dhe strukturën e pallateve, por krijon edhe rrezik për sigurinë, veçanërisht për fëmijët.
Banorët theksojnë se ndërtimet pa studime të plota dhe mungesa e masave mbrojtëse ndaj përmbytjeve janë ndër shkaqet kryesore të kësaj situate.
© SYRI.net