SYRI TV/ Banorët e Fushë-Krujës në protestë për rrugën e prishur: 'Nuk ka patur kurrë asfalt'

15:09, 13/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e urës së Gjolës në Fushë Krujë kanë protestuar për rrugën e është e degraduar, edhe pse pas shpronësimit për ndërtimin e Thumanë-Kashar i’u premtua rruga e re, kjo ka mbetur vetëm një premtim. Banorët shprehen se nëse kërkesa e tyre nuk merr zgjidhje do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar autostradën Fushë Krujë-Vorë.

Syri TV

Rikonstruksioni i rrugëve në zonën e Fushë-Krujës prej vitesh ka mbetur thjesht premtim elektoral. Kështu shprehen banorët e Urës së Gjolës, të cilët u ngritën në protestë ne lidhje me aksin që i lidh fshatin e tyre me autostradën Fushë Krujë-Vorë.

Ata shtojnë se nëse nuk marrin një përgjigje konkrete nga Bashkia e Krujës për ndërtimin e rrugës, do të bllokojnë autostradën Fushë Krujë-Vorë.

Ata thonë se ishin ndër më të prekurit nga shpronësimet për ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar, kohë në të cilën iu është premtuar edhe ndërtimi i rrugës së Urës së Gjolës. Premtim që mbeti pas me kohën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco