Vogëlushët ndriçojnë studiot e Syri TV& Syri.net, vizitë plot buzëqeshje

Vogëlushët ndriçojnë studiot e Syri TV& Syri.net, vizitë plot buzëqeshje

13:22, 12/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një atmosferë e veçantë gëzimi dhe kureshtjeje ka mbushur sot ambientet e Syri Televizionit, ku mysafirë të veçantë ishin fëmijët e një kopshti në Tiranë.

Të vegjlit vizituan studiot dhe u njohën nga afër me botën magjike të televizionit.

Gjatë vizitës, fëmijët panë studion e lajmeve, kamerat, ndriçimin dhe ambientet ku përgatiten emisionet.

Me sytë plot shkëlqim dhe pyetje të pafundme, ata mësuan si realizohet një transmetim dhe si arrin lajmi në ekranet e çdo shtëpie.

Stafi i televizionit i priti me ngrohtësi, duke u shpjeguar me fjalë të thjeshta procesin e punës dhe duke u dhënë mundësinë të provojnë mikrofonin apo të ulen në studion e transmetimit.

Për shumë prej tyre, kjo ishte hera e parë që hynin në një televizion, një përvojë që do ta kujtojnë gjatë.

Vizita e vogëlushëve u kthye në një ditë të bukur dhe frymëzuese, ku buzëqeshjet e fëmijëve ndriçuan ambientet e Syri TV, duke sjellë energji pozitive dhe emocion të veçantë për të gjithë.

FOTO GALERI: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco