Masive shkëmbore bllokojnë rrugën në Zhulat të Gjirokastrës

Masive shkëmbore bllokojnë rrugën në Zhulat të Gjirokastrës

12:26, 12/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime serioze në rrugën që lidh fshatin Zhulat të Gjirokastrës, duke bllokuar plotësisht qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë e vërshimit të ujërave dhe rrëshqitjes së dherave, një pjesë e trasese u shemb, ndërsa masive shkëmbore dhe inerte përfunduan në rrugë.

Për të rikthyer lëvizjen në këtë zonë, në terren ndërhynë Forcat e Xhenjos, të cilat realizuan një shpërthim të kontrolluar me eksploziv në segmentin e dëmtuar.

Operacioni u krye me masa sigurie, me qëllim largimin e masivit shkëmbor dhe zgjerimin e trupit të rrugës.

Ndërhyrja synon stabilizimin e segmentit problematik dhe rikthimin sa më të shpejtë të aksesit për banorët e Zhulatit, të cilët prej disa ditësh janë përballur me vështirësi në qarkullim.

Autoritetet bëjnë me dije se puna do të vijojë deri në normalizimin e plotë të situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco