Virusi i gripit po qarkullon gjerësisht dhe po prek të gjitha moshat, ndërsa në Pediatrinë e Vlorës çdo ditë paraqiten rreth 60 fëmijë që kërkojnë ndihmë mjekësore.
Mjekja pediatre, Aida Koka, tregon se rastet në këtë sezon dimëror kanë shënuar rritje, megjithëse ditët e fundit ka një ulje të lehtë të fluksit.
Sipas mjekes, janë shtuar rastet me sëmundje të rrugëve të sipërme respiratore, infeksione virale dhe temperatura të larta.
Ajo apelon te prindërit të jenë të kujdesshëm me të vegjlit, duke i mbrojtur nga ndryshimet e temperaturave, dhe të paraqiten menjëherë në spital, veçanërisht për foshnjat 0-1 vjeç, për parandalim dhe trajtim të mundshëm.
Aktualisht, rreth 35 fëmijë marrin shërbim hospitalor në Pediatrinë e Vlorës, ndërsa fluksi ditor i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore arrin deri në 60 fëmijë.
© SYRI.net