SYRI TV/ Tregtarët protestojnë në Bashkinë Vlorë: Kërkojmë zgjidhje...

17:06, 30/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tregtarët e Tregut të Madh  në Vlorë do të ndahen në dy pjesë për të vijuar aktivitetin e tyre tregtar. Me vendim të Bashkisë së qytetit bregdetar sektori i fruta-perimeve do të transferohet në tregun e Çoles, ndërsa tregtarët industrialë do të kalojnë në tregun e Shumicës në Jalli të Nartës. Por tregtarët nuk janë dakord më zgjidhjen e institucionit vendor duke paralajmëruar protesta.

Syri TV

Tregtarët e Tregut Industrial kërkojnë zgjidhje nga Bashkia, Këshilli Bashkiak vendos për zhvendosjen e tyre.

Tregtarët e Tregut Industrial u mblodhën sot pranë Pallatit të Kulturës, aty ku u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak, për të kërkuar një zgjidhje të qartë dhe përfundimtare për vendosjen e tyre pas nisjes së punimeve për ndërtimin e tregut të ri.

Gjatë protestës paqësore, tregtarët shprehën shqetësimin se mungesa e një tregu të mirëfilltë rrezikon drejtpërdrejt aktivitetin e tyre dhe i dëmton ekonomikisht.

Ndërkohë, në mbledhje të Këshillit Bashkiak u miratua vendimi për sistemimin e tregtarëve sipas sektorëve. Sipas këtij vendimi, tregtarët e sektorit industrial do të vendosen në tregun e Shumicës në Jalli të Nartës, ndërsa sektori i fruta-perimeve do të zhvendoset në tregun e Çoles.

Tregtarët e Tregut Industrial janë mbledhur pranë Pallatit të Kulturës, ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, për të kërkuar një zgjidhje përfundimtare për vendosjen e tyre pas nisjes së punimeve për tregun e ri.

Ata kërkojnë një treg të mirëfilltë, ku të mund të vazhdojnë aktivitetin pa u dëmtuar ekonomikisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco