Banorë të zonës së Urës së Dajlanit në Durrës, anëtarë të komuniteteve rom dhe egjiptian, janë nxjerrë nga banesat nga një aksion i IMT-së. Banorët shprehen se u është dhënë mundësia të qëndrojnë një javë në Kavalishencë, por kjo, sipas tyre, nuk është zgjidhje, ndërsa kërkojnë strehim në banesa sociale.
Nga SYRI TV
Banorët e komunitetit rom dhe egjiptian në zonën e Urës së Dajlanit në Durrës janë ngritur në protestë pasi IMT u ka shembur banesat, të cilat ishin në proces legalizimi prej rreth 20 vitesh. Banorët shprehen se, edhe pse njoftimi u kishte ardhur për të lënë banesat për 10 ditë, IMT ndërhyri me aksion shumë më shpejt, duke mos u lënë kohë të largojnë sendet.
Ata kërkojnë banesa sociale dhe mundësi për të paguar qira në shtet, pasi, sipas tyre, qëndrimi për një javë në Kavalishencë nuk është zgjidhje.
Ndërhyrja e IMT-së në këtë zonë u bë me pretendimin për të pastruar kanalin, i cili, sipas autoriteteve, u bë shkak për përmbytjen e zonës së ish-kënetës në Durrës.
© SYRI.net