Tregtarët e Tregut Industrial kërkojnë zgjidhje nga Bashkia, Këshilli Bashkiak vendos për zhvendosjen e tyre

Tregtarët e Tregut Industrial kërkojnë zgjidhje nga Bashkia, Këshilli Bashkiak vendos për zhvendosjen e tyre

14:50, 30/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tregtarët e Tregut Industrial u mblodhën sot pranë Pallatit të Kulturës, aty ku u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak, për të kërkuar një zgjidhje të qartë dhe përfundimtare për vendosjen e tyre pas nisjes së punimeve për ndërtimin e tregut të ri.

Gjatë protestës paqësore, tregtarët shprehën shqetësimin se mungesa e një tregu të mirëfilltë rrezikon drejtpërdrejt aktivitetin e tyre dhe i dëmton ekonomikisht.

Ata kërkuan nga Bashkia që zhvendosja të mos jetë e përkohshme dhe pa kushte, por të ofrojë hapësira funksionale ku të mund të ushtrojnë aktivitetin normalisht.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak u miratua vendimi për sistemimin e tregtarëve sipas sektorëve.

Sipas këtij vendimi, tregtarët e sektorit industrial do të vendosen në tregun e Shumicës në Jalli të Nartës, ndërsa sektori i fruta-perimeve do të zhvendoset në tregun e Çoles.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco