Përmbytjet në Fier/ Uji largohet nga banesat, por tokat bujqësore ende 'të zhytura'

Përmbytjet në Fier/ Uji largohet nga banesat, por tokat bujqësore ende 'të zhytura'

09:12, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata në Fier ka filluar të stabilizohet pas përmbytjeve të ditëve të fundit.

Në fshatin Hasturkas, uji ka filluar të largohet nga banesat, duke sjellë një përmirësim të dukshëm në kushte jetese për banorët e prekur. Megjithatë, problemet e mëdha mbeten me tokat bujqësore, të cilat ende janë të përmbytura.

Sipërfaqe të mëdha toke bujqësore janë ende nën ujë, duke krijuar vështirësi të mëdha për fermerët që vuajnë pasojat e dëmshme të përmbytjeve.

Kjo ka çuar në humbje të rëndësishme të prodhimeve dhe ka rritur shqetësimet për përfitimet e sezonit të ardhshëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco