Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kush janë drejtuesit e rinj të PD

NënShkodra prej 8 ditësh e përmbytur, 760 hektarë tokë ende nën ujë! Në Obot shkohet me varka

08:47, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prej më shumë se 8 ditësh, zona e NënShkodës vijon të jetë e përmbytur për shkak të shkarkimit të Hidrocentraleve. Shtabi i emergjencave i Shkodrës informoi sot (14 janar)  se janë 760 ha tokë ende nën ujë.  Në Obot ka edhe banesa me prezencë uji në oborre. 

Situata më e rëndë mbetet Ana e Malit ku 570 ha janë ende nën ujë.

Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore vijon të jetë i përmbytur me rreth 90 cm ujë. Niveli i ujit ka shënuar zbritje 10 cm në krahasim me një ditë më parë.

Banorët thonë se përmbytjet nuk vijnë nga reshjet e shiut por nga shkarkimet e HEC dhe kërkojnë dëmshpërblim

“Ne nuk mbytemi nga reshjet e shiut, por nga shkarkimet e hidrocentraleve. Kur hapin hidrocentralet, zona jonë përmbytet krejt” tha dje një banor I zonës.

Në fshatin Obot, niveli i ujit ka shënuar rënie, por aksi rrugor që lidh zonën me rrugën kryesore vijon të jetë i përmbytur me rreth 90 cm ujë,nga 100 cm që ishte një ditë më parë, duke vështirësuar qarkullimin. Po ashtu, në këtë zonë raportohet prezencë uji në oborret e disa banesave, ndërsa deri në këto momente nuk ka raportime për prezencë uji në brendësi të banesave.

 

"Varkat janë prezente edhe sot në terren, për të garantuar transportin dhe ndërhyrjen në rast nevoje" informon shtabi i emergjencave. 

Në Njësinë Administrative Dajç, konkretisht në zonën Urrelat–Shirq, vërehet ende prezencë uji në kanalet kulluese të tokave bujqësore. Edhe pse niveli i ujit ka rënë rreth 10 cm krahasuar me një ditë më parë, situata vazhdon të ndikojë në aktivitetin bujqësor.

Problem mbetet edhe përmbytja e sipërfaqeve të konsiderueshme të tokës bujqësore.

Sipërfaqja e tokës bujqësore me prezencë uji (ha):
Dajç: 80 ha
Velipojë: 100 ha
Ana e Malit: 530 ha
Bërdicë: 50 ha
Totali: 760 ha

Nënshkodra vijon të jetë e përmbytur prej 7 janarit 2026. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco