Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Ekskluzive, Rama shpall 'non-grata' shqiptarët

Kurbin/ Përroi del nga shtrati përmbyt rrugë, biznese e banesa! Probleme në aksin nacional Milot–Mamurras

Kurbin/ Përroi del nga shtrati përmbyt rrugë, biznese e banesa! Probleme në aksin nacional Milot–Mamurras

18:17, 06/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bashkia e Kurbinit është ndër zonat më të prekura nga përmbytjet në Qarkun e Lezhës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Dalja nga shtrati e përroit që kalon përmes qytetit të Laçit, si dhe vërshimi i përrenjve malorë, kanë krijuar një situatë dramatike për banorët.

Uji ka përmbytur rrugë kryesore, biznese dhe banesa, ndërsa janë dëmtuar edhe shumë automjete. Si pasojë e përmbytjeve, qarkullimi rrugor është paralizuar në disa zona të qytetit të Laçit, si dhe në fshatrat Zhejë dhe Gjorm.

Probleme serioze janë shënuar edhe në aksin nacional Milot–Mamurras, ku lëvizja e mjeteve është bërë e vështirë. Autoritetet vendore ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco