Vlora pa ujë prej 72 orësh, qytetarët detyrohen të marrin ujë në...

12:52, 28/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një defekt në rrjetin e ujit të pijshëm ka bërë që qyteti i Vlorës prej 72 orësh të mbetet pa furnizim me ujë.

Kjo situatë ka detyruar dhjetëra qytetarë t’u drejtohen burimeve publike të ujit të pijshëm në qytet.

Qytetarët shihen duke pritur në radhë, njëri pas tjetrit, për të mbushur ujë, pasi në banesat e tyre mungon furnizimi.

Mungesa e ujit ka sjellë vështirësi të shumta për familjet vlonjate, ndërsa pritet ndërhyrja dhe zgjidhja e problemit nga institucionet përgjegjëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco