Situatë skandaloze/ Më shumë se 24 orë pa ujë, banorët e Vlorës u drejtohen burimeve

Situatë skandaloze/ Më shumë se 24 orë pa ujë, banorët e Vlorës u drejtohen burimeve

13:34, 27/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qyteti turistik i Vlorës nuk ka ujë pikërisht në këto ditë festash.

Raportohet se qyteti nuk furnizohet me ujë prej më shumë se 24 orësh..

Kjo gjë ka bërë që vlonjatët t’i drejtohen burimeve të ujit të pijshëm të qytetit.

Me dhjetëra qytetarë të Vlorës po presin në radhë njëri pas tjetrit për të mbushur ujë në burimet e qytetit pasi nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre.

Qytetarët ankohen se edhe pse janë shpenzuar miliarda, sërish qyteti vuan nga nevojat më bazike, siç është uji.

Kujtojmë gjatë verës, Vlora u përmbyt nga plehrat dhe nga tymi i tyre që digjej vazhdimisht duke lëshuar gazra toksikë mbi qytet.

Zyrtarisht qytetarëve iu është thënë se shkaku i mungesës së ujit është një defekt në një tubacion kryesor të ujit të pijshëm.

Tubacioni me diametër 1000 mm, i dëmtuar të premten, ka ekspozuar jo vetëm dobësinë e rrjetit, por edhe mungesën e investimeve afatgjata në sigurinë e furnizimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco