Fluks i lartë fëmijësh me grip dhe viroza në Elbasan, rriten edhe shtrimet në Pediatri

12:49, 26/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Gjatë dy javëve të fundit, në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Elbasanit është shënuar një fluks i lartë i fëmijëve të prekur nga gripi dhe virozat e stinës. Sipas mjekëve, numri i rasteve ka kaluar mbi 100 fëmijë në 24 orë, ndërsa është rritur ndjeshëm edhe numri i shtrimeve.

Mjekja pediatre, Irena Palloshi, shprehet se më shqetësues është fakti që vihet re rritje e rasteve tek foshnjat nën moshën tre muajsh.

Ajo u bën apel prindërve që gjatë këtyre ditëve të fundvitit të tregojnë kujdes të shtuar, duke shmangur grumbullimet dhe ambientet e mbyllura.

Mjekja Palloshi këshillon që prindërit të paraqiten menjëherë në spital nëse fëmijët shfaqin temperaturë të lartë rezistente, të vjella, vështirësi në frymëmarrje apo keputje të theksuar.

Nga ana tjetër, për të shmangur grumbullimet e panevojshme në spitale, ajo thekson rolin e rëndësishëm të mjekut të familjes dhe qendrave shëndetësore.

Krahas rasteve me viroza stinore, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe fëmijë të prekur nga Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco