Segmenti Kukës–Tuneli i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla dhe lagështia e shtuar në trase prej gati 4 javësh. Kushtet atmosferike kanë krijuar vështirësi në shikueshmëri ndërsa autoritetet kanë kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.
Po ashtu, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të përdorin dritat e mjegullës për të udhëtuar me siguri.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, pasi parashikimet sinoptike sugjerojnë se mjegulla mund të mbetet prezente edhe në ditët në vijim, ndërsa priten edhe reshje bore.
© SYRI.net