Pensionistët në Elbasan nuk janë të kënaqur me bonusin e qeverisë, pasi sipas tyre, nuk mund të blejnë as gjelin e detit për festat e fundvitit. Sipas tyre, qeveria nuk duhet t'i kujtojë vetëm një herë në vit, por duhet të rrisë pensionet, që nuk u dalin as për ilaçe.
Bonuset e qeverisë jo vetëm që nuk i mbushin tavolinat e fundvitit për pensionistët, por ata nuk mund të marrin as gjelin e detit. Të moshuarit në Elbasan shprehen se nuk mund të përballojnë të blejnë ushqimet tradicionale për festat, pasi çmimet janë shumë të larta dhe pensioni nuk del as për ilaçe.
Pensionistët i kërkojnë qeverisë që të mos mendojë për ta vetëm një muaj në vit, por të nisin rritjen e pensioneve, pasi ato janë shumë të ulëta dhe, nëse ata nuk do të kishin fëmijët jashtë Shqipërisë, nuk do të mund të merrnin asgjë.
Madje, në këtë fundvit, disa nga pensionistët që presin në radhë për të marrë pensionin dhe bonusin, u duhet të vijnë disa herë në postë, pasi shumë herë shuma e parave në këto institucione përfundon shpejt.
© SYRI.net