Qytetarë dhe klerikë kundër ndërhyrjeve në Kishën e Shën Ndout në Laç

Qytetarë dhe klerikë kundër ndërhyrjeve në Kishën e Shën Ndout në Laç

12:25, 20/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një grup qytetarësh, së bashku me frat Ndue Toplanën, u mblodhën në Kishën e Shën Ndout në Laç për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndërhyrjeve që po realizohen në këtë vend të shenjtë. Ata apeluan për ndalimin e punimeve aktuale, duke theksuar se projekti që po implementohet rrezikon ta shndërrojë këtë hapësirë fetare në një ambient të papërshtatshëm, të ngjashëm me një varrezë ose me një dalje që i ngjan një parkimi automjetesh.

Sipas qytetarëve dhe përfaqësuesve të kishës, projekti aktual cenon rëndë identitetin dhe shenjtërinë e vendit, i cili prej vitesh konsiderohet nga besimtarët si hapësirë ku kanë ndodhur mrekulli të shumta.

Ata kërkojnë që të rikthehet dhe të zbatohet projekti i mëparshëm, i cili parashikon ndërtimin e një katedrale madhështore në qendër të kompleksit, në përputhje me vlerat historike dhe shpirtërore të këtij vendi.

Qytetarët apeluan që institucionet përgjegjëse të marrin parasysh kërkesat e komunitetit dhe të respektojnë ndjeshmërinë fetare të besimtarëve, duke u angazhuar për një zgjidhje që ruan dinjitetin dhe shenjtërinë e Kishës së Shën Ndout në Laç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco