Vizitë bamirësie me moton ‘Bamirësia nuk varfëron’

Vizitë bamirësie me moton ‘Bamirësia nuk varfëron’

12:40, 17/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në kuadër të motos “Bamirësia nuk varfëron”, nxënësit e Shkolla 9-vjeçare Emin Duraku në Tiranë zhvilluan një vizitë humanitare në Shtëpinë e Fëmijëve dhe në Azilin e të Moshuarve, me rastin e festave të fundvitit.

Gjatë kësaj vizite, nxënësit shpërndanë dhurata të përgatitura me përkushtim, duke sjellë gëzim dhe buzëqeshje tek fëmijët dhe të moshuarit. Ata kaluan momente të ngrohta bashkëbisedimi, ndanë urime festive dhe treguan kujdes e respekt ndaj personave që kanë më shumë nevojë për vëmendje dhe dashuri njerëzore.

Ky aktivitet kishte për qëllim forcimin e ndjenjës së solidaritetit dhe edukimin e nxënësve me vlera humane, duke i ndihmuar ata të kuptojnë se ndihma dhe mirësia ndaj tjetrit nuk varfërojnë, por pasurojnë shpirtërisht secilin prej nesh.

Vizita u përjetua si një përvojë e veçantë dhe domethënëse, e cila do të mbetet një kujtim i bukur për nxënësit dhe një mesazh shprese për komunitetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco