Edhe këtë vit, gjeli i detit në Peqin rrezikon të mbetet pa shitur. Fermerët, kryesisht në moshë të tretë, detyrohen çdo ditë të nxjerrin shpendët në rrugë për t’i tregtuar, por sipas tyre përpjekjet nuk po japin rezultate.
Ata theksojnë se problemi kryesor është konkurrenca me produktin e importuar nga Greqia, i cili shitet rreth 3,000 lekë të vjetra më lirë se gjeli bio i fermerëve vendas.
Në të njëjtën kohë, ata ankohen se asnjë nga institucionet shtetërore nuk ka ndërhyrë për të mbrojtur tregun vendas dhe për të kontrolluar cilësinë e produkteve të importuara.
“Cilësia ndryshon dukshëm për shkak të ushqimit që u jepet shpendëve gjatë vitit, dhe kjo dallon lehtësisht me sy të lirë,” shprehen fermerët.
Në zonë, një traditë shumëvjeçare e mbjelljes së gjelit të detit është reduktuar ndjeshëm, dhe tani vetëm mosha e tretë merret me këtë aktivitet. Megjithatë, edhe ata po dalin me humbje.
Shumë fermerë janë larguar nga kjo punë, duke ulur numrin e mbarshtuesve dhe duke rrezikuar zhdukjen e traditës së gjelit të detit në Peqin.
© SYRI.net