Ish-mësuesja me 33 vite përvojë në arsim dhe Halla e 15-vjeçarit Erion Boda, i cili humbi jetën tragjikisht pas një konflikti me bashkëmoshatarët në Durrës, ka rrëfyer detaje të reja mbi ngjarjen, duke theksuar se nipi i saj u vra “në pabesi”.
E ftuar në studion e “Kafe Shqeto’ në Syri Tv ajo tha se Erioni nuk ishte i përfshirë në konflikt dhe as nuk shkoi në vendngjarje për t'u grindur, por u tërhoq aty nga një shok i tij.
“Erioni u zu në befasi në këtë sherr. Nuk ishte Erioni që e nisi sherrin. Është vrarë nga kjo shoqëri që i ka humbur rregullat e mirësjelljes dhe respektin për jetën” deklaroi ajo.
Përtej tragjedisë personale, ish-arsimtarja e sheh këtë ngjarje si simptomë të një problemi më të thellë që ka prekur shoqërinë dhe veçanërisht ambientet shkollore. Ajo argumenton se dhuna mes adoleshentëve është “problem sistemi”, duke filluar që nga prindërimi e deri tek institucioni arsimor.
“Në shkollë, disiplina është zero,” pohon ajo
Eregulloret aktuale ekzistojnë “vetëm në letër” dhe nuk shoqërohen me pasoja për ata që i shkelin.
Mesazhi i saj i drejtohet të gjithë shoqërisë, por veçanërisht prindërve dhe institucioneve. Vëmendja duhet të kthehet urgjentisht te edukimi dhe formimi i brezit të ri.
“Fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi. Nëse duam një të ardhme të begatë, atëherë duhet vëmendja totalisht dhe 100% te fëmijët,” përfundoi ajo.
© SYRI.net