SYRI TV/ Zhvillohet panairi ‘Gjeli i Detit Zadrima, fermerët: Sfidë mbeten kostot e rritjes

13:13, 13/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

U zhvillua në Zadrimë të Lezhës edicioni i këtij viti të panairit “Gjeli i Detit Zadrima”. Ky aktivitet prej vitesh promovon një nga produktet më përfaqësuese të zonës, siç është gjeli i detit, ndërsa fermerët kanë ngritur shqetësimin e kostove të larta të rritjes së tij si dhe mungesën e kërkesës në treg.

Syri TV

Në Zadrimë të Lezhës është zhvilluar edicioni i radhës i panairit “Gjeli i Detit Zadrima”, një aktivitet që prej vitesh promovon një nga produktet më përfaqësuese të zonës. Fermerët e zonës, të njohur për mbarështimin tradicional të gjelit të detit, paraqitën prodhimin e këtij viti dhe ndanë me të pranishmit mënyrën natyrale të rritjes, që e dallon këtë produkt nga çdo gjel tjetër në treg. Ata thonë se sfida kryesore mbetet kostoja e lartë e rritjes dhe mungesa e kërkesës gjatë pjesës tjetër të vitit, çka po ndikon negativisht në prodhim.

Sipas të dhënave të mbledhura gjatë aktivitetit, këtë sezon në Zadrimë janë mbarështuar rreth 15 000 gjela deti, rreth 30% më pak se pesë vite më parë. Rënia lidhet kryesisht me vështirësinë për të siguruar treg të qëndrueshëm jashtë sezonit të fundvitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco