Piranjat/ Zbulojmë magjistaren e Zvirinit! ’Shtriga’ që lë djemtë e fshatit pa martuar dhe i ka larguar fatin Kostas

21:53, 12/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shumica e njerëzve, nënqeshin përballë magjisë. Dikush e konsideron një çmenduri, dikush tjetër bën shaka me rrëfenja të tilla, por ka nga ata që e konsiderojnë diçka tepër serioze, që ngjall frikë, dhe sa herë që gjërat nuk i ecin siç ka dashur, dyshimi i parë është se dikush i ka bërë keq. Dhe siç të gjithë e dimë, thuajse gjithmonë ato që bëjnë keq me magjitë e tyre, janë femraaaaat....

Për këtë jemi sonte në Zvirinë të Korçës dhe kemi bërë 145 kilometra për të zgjidhur një konflikt që po degradon çdo ditë e më shumë mes kushërnjve, e që në mënyrën më absurde ka nisur nga.....Magjia.... Një magji kaq e fuqishme sa që të bën të përplasesh me makinë dhe mbi të gjitha të mbetesh beqar.

Personazhi kryesor në këtë histori me magji dhe demonë, është Ana, të cilën mos e shikoni kështu të paqtë dhe gazmore, sepse Ana është magjistarja më e famshme e zonës, që jo vetëm ka lënë një 27-vjeçar pa martuar, por mbi të gjitha falë forcës së saj djallëzore, ka shkaktuar një aksident, edhe pse fizikisht ishte shumë larg nga vendngjarja.

Kështu familja që mendon se i kanë bërë magji shkon tek një fallxhore, dhe filxhani i fallxhores, ka nxjerrë një A, dhe kushërinjtë kanë drejtuar menjëherë gishtin tek A-ja më potenciale e zonës. Por akuzat që lë djemtë pa martuar nuk ndalen aty, sepse Ana po përballet edhe me presione e kërcënime nga kushërinjtë, përfshi edhe burrat. Duke krijuar probleme serioze tek fëmijët e vegjël të Anës.

Që djemtë e Zvirinës janë në krizë nga magjitë e Anës, e tregon edhe numri i martesave që ulet vit pas viti, një krizë që është përcjellë edhe tek lokalet e dasmave që po falimentojnë. Ndërsa do të rikthehemi tek thelbi i gjësë për të cilën kemi ardhur, ti largojmë magjinë 27-vjeçarit.

Ndaj le ti përvishemi punës për të hequr magjinë e zezë që ka lënë Kostën beqar. Por më përpara duhet të kuptojmë llojin e magjisë. Por që çdo përpjekje e jona rezutoi të ishte e kotë, pasi nëna e 27-vjeçarit, zonja Lumturie ishte e bindur se djalit të saj, Ana i ka bërë magji, e para për të bërë aksident dhe e dyta për ta lënë pa martuar. Gjithçka e nisur nga tre kokrrat e vezëve të gjetura në arën e familjes së kushëririt./Piranjat

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco