Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

SYRI TV/ Rriten rastet e atakut kardiak, mjekët: Shkak, duhani dhe kequshqyerja

14:10, 07/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rastet e atakut kardiak janë shtuar kohët e fundit. Alarmi ngrihet nga mjeku kirurg në Vjenë, Aurel Toma dhe Shef i kardiologjisë në Luzern, Florim CUCULI. Sipas tyre, faktorët kryesorë të atakut kardiak janë duhani, ushqimi dhe tensioni i lartë.

Syri TV

Rastet e atakut kardiak po njohin rritje kohët e fundit. Mjeku kirurg i kardiologjisë hemodinamike në Vjenë, Aurel Toma, thotë se ka rritje të rasteve tek moshat e reja pasi nuk bëjnë kontrolle, ndërkohë faktorët kryesorë janë duhani, ushqimi dhe tensioni i lartë, me këtë të fundit që mjeku Toma e konsideron një “vrasës të fshehur”.

Ndërkohë për Florim Cuculi, shef i kardiologjisë në Luzern të Zvicrës, në Shqipëri mungon materiali për ndërhyrjet në rastet e atakut kardiak.

Mjekët bëjnë apel për kontrolle të shpeshta për të shpëtuar jetën nga rreziku i atakut kardiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco