Rruga e vjetër që lidh Kukësin me Kalimashin, Shëmrinë dhe Pukën po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Në pothuajse të gjithë gjatësinë e saj, aksi është dëmtuar ndërsa reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë përshpejtuar procesin e degradimit.
Rruga është e mbushur me gropa dhe çarje,ne disa segmente duke e bërë lëvizjen të vështirë dhe të rrezikshme për drejtuesit e mjeteve.
Problemi më shqetësues mbetet një nga urat kryesore të këtij segmenti, me gjatësi rreth 37 metra, e cila konsiderohet reale për sigurinë e qarkullimit, si për mjetet e vogla ashtu edhe për ato të tonazhit të rëndë.
Ura paraqet dëmtime serioze strukturore ne mbrojteset anesore.
Mbrojtëset anësore, të vendosura që prej ndërtimit të aksit, janë jashtë funksionit dhe në gjendje të rënduar, duke rrezikuar shembjen.
Drejtues mjetesh dhe banorë të zonës, që e përshkojnë këtë rrugë çdo ditë me makine dhe furgonat e linjes shprehen se kalimi mbi urë është bërë gjithnjë e më i pasigurt, ndërsa frika për aksidente është e vazhdueshme, sidomos gjatë kushteve të motit të keq,
Kjo rrugë është arterie e rëndësishme për një pjesë të madhe të banorëve të njësisë administrative Malzi, pasi shërben si lidhje direkte me qytetin e Kukësit për shërbime, tregti dhe shkollim.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, për riparimin e urës dhe rehabilitimin e të gjithë aksit rrugor, përpara se situata të marrë përmasa edhe më të rrezikshme tani gjate dimrit.
Mirëmbajtja e këtij segmenti rrugor kryhet nga kompania “Geci”, e cila, sipas kontratës në fuqi, ka në administrim aksin nga Fushë-Dugagjin deri në Qafë-Shllak, përfshirë edhe rrugën e vjetër.
Detyrimet e firmës përfshijnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugës në raste rëniesh gurësh, dherash, dëmtimesh të asfaltit, pastrimin e tombinave dhe elementëve të tjerë të infrastrukturës përgjatë këtij aksi.
Ndërkohë, për dëmtime në ura apo ndërhyrje të mëdha strukturore, kompania nuk ka kompetencë direkte financimi, pasi këto kërkojnë projekte të posaçme dhe fonde shtesë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Sipas kompanisë, projekti për ndërhyrjet e nevojshme në urë është përgatitur dhe i është dërguar ARRSH-së për alokim fondesh, ndërsa aktualisht pritet miratimi fondeve për nisjen e punimeve.
© SYRI.net