Bregu i Liqenit të Shkodrës ofron një pamje më shumë se sa të shëmtuar. E gjithë gjatësia e këtij bregu është e tejmbushur me mbetje të ndryshme, ndërkohë që qytetarët akuzojnë bashkinë për të gjithë situatën. Ata shprehen se pushteti lokal duhet të marr masa për të ndryshuar këtë situatë.
Syri TV
Bregu i liqenit të Shkodrës është mbushur me mbetje të ndryshme. Përgjatë bregut përballesh me shishe plastike dhe mbetje të tjera, duke shkaktuar një imazh të shëmtuar për mjedisin dhe duke përsëritur situatën e njëjtë me plazhin e Velipojës. Qytetarët shkodranë kërkojnë të merren masa, pasi kjo i jep imazh të keq zonës. Sipas tyre, kemi të bëjmë me një neglizhencë nga Bashkia Shkodër.
Problem në qendër të Shirokës është edhe rruga e amortizuar, në të cilën janë hapur gropa të shumta, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve. Pamje të tilla tregojnë se kjo zonë është lënë në harresë nga pushteti lokal.
© SYRI.net