Banorët e zonës së Babrrusë kanë protestuar këtë të martë kundër ndërtimit të një fabrike municioni armësh pranë banesave të tyre. Ata kanë denoncuar kompaninë “Kayo” të Ardi Veliut, se në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun po u grabit pronat, për të ndërtuar aty një fabrikë municionesh, edhe pse në kundërshtim me ligjin. Banorët kanë theksuar se nuk do të lejojnë ndërtimin e një fabrike të tillë.
“Po na zaptojnë tokat” thanë ata.
Banorët bëjnë përgjegjës Edi Ramën dhe Ardi Veliaj për këtë situatë dhe thone se çështja është dërguar në gjykatë pasi nuk do lejojnë që kjo fabrikë të ndërtohen në një zonë të banuar. Kjo është hera e dytë që banorët kësaj zone janë ngritur në protestë, ndërsa kundërshtojnë planin e qeverisë dhe kompanisë ‘Kayo’ për ngritjen e një fabrike.
© SYRI.net