Rruga Shkozet–Nishtulla në Durrës mbushet nga uji, ndërhyrja e bashkisë mungon

10:28, 20/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një segment i aksit Shkozet–Nishtulla në Durrës vazhdon të paraqitet problematik, pasi uji ka mbushur pothuajse gjithë rrugën dhe ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Situata rrezikon të krijojë bllokime, sidomos për transportin e vogël dhe banorët e zonës.

Pavarësisht ankimeve dhe pamjeve që tregojnë segmentin e rrugës të mbushur me ujë, ndërhyrja nga autoritetet dhe ndërmarrja e pastrimit është e kufizuar, duke lënë qarkullimin të rrezikuar.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për largimin e ujit dhe rikthimin e qarkullimit normal. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco