Rruga Rrëshen–Bukmirë në Mirditë, e dëmtuar rëndë pas reshjeve: Banorët në vështirësi

10:13, 20/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata e aksit rrugor Rrëshen–Bukmir në Bashkinë Mirditë paraqitet alarmante pas reshjeve të fundit. Rruga vijon të jetë e dëmtuar rëndë, duke u bërë e vështirë për t’u kaluar nga automjetet, ndërsa segmentet më të prekura paraqesin shembje të konsiderueshme dhe rrezikojnë bllokimin e qarkullimit për banorët e zonës.

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve të transportit publik paralajmërojnë se çdo rritje e reshjeve mund të përkeqësojë më tej situatën, duke e bërë rrugën pothuajse të papërdorshme. 

Pamjet e siguruara nga zona e aksit Rrëshen–Bukmir tregojnë dëmtime të dukshme në rrugë, me pjesë të asfaltit të shembur dhe gurë që kanë bllokuar disa segmente, duke krijuar një situatë të rrezikshme për çdo lloj trafiku.

Në kushtet aktuale, autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar dhe shmangie të lëvizjeve të panevojshme, duke paralajmëruar se çdo reshje e re mund të rëndojë më tej situatën dhe të kufizojë qarkullimin rrugor në këtë zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco