Reshjet e fuqishme të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në juglindje të Shqipërisë, duke prekur kryesisht qytetin e Ersekës dhe fshatin Çetë në Devoll.
Në Ersekë, prurjet e mëdha të ujit kanë përmbytur disa zona të banimit. Ndërkohë, në fshatin Çetë, rruga kryesore është e dëmtuar rëndë si pasojë e reshjeve intensive, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe qarkullimin e automjeteve.
LEXO EDHE: Reshjet e dendura krijojnë probleme në qarkun Korçë: Disa rrugë të bllokuara, urat në rrezik
Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës civile janë në terren, duke ndërhyrë për largimin e ujit dhe për sigurinë e banorëve. Banorët këshillohen të shmangin lëvizjet në zonat më të rrezikuara deri sa situata të normalizohet.
LEXO EDHE: PAMJE/ Lumi i Kalasë në Sarandë del nga shtrati, shkakton përmbytje në zonat përreth
Reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, ndaj strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri për të parandaluar dëme të mëtejshme dhe për të garantuar sigurinë e komunitetit.
© SYRI.net