PAMJE/ Lumi i Kalasë në Sarandë del nga shtrati, shkakton përmbytje në zonat përreth

11:07, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e fundit të shiut  kanë bërë që Lumi i Kalasë në Sarandë të dalë nga shtrati, duke përmbytur zona përreth dhe rrezikuar banesat dhe pronat e banorëve lokalë. Sipas banorëve, uji ka pushtuar rrugët dhe tokat bujqësore, duke vështirësuar qarkullimin dhe aktivitetet ditore.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar banorët për rrezikun e mundshëm. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për pastrimin dhe përforcimin e brigjeve të lumit, si dhe një plan të qëndrueshëm për parandalimin e përmbytjeve në të ardhmen.

Video e situatës, e dërguar nga gazetarja e Syri Televizion, tregon përmasat e përmbytjes dhe nevojën për ndërhyrje të menjëhershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco