Lajmi i fundit

SPAK shpall në kërkim pronarin e disko ‘Road Hause’. Isa Aliu, pjesë e grupit të Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës

Kurbin i mbytur në ujë, dëme të mëdha/ Banori akuzon bashkinë për kanalet e papastruara prej vitesh

12:05, 18/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në disa zona të qarkut të Lezhës, ndërsa më e goditura rezulton të jetë zona e Zhejës në Kurbin. Vërshimi i ujërave malorë ka përmbytur banesa dhe biznese, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Autoritetet raportojnë për 50 banesa me prezencë uji, ndërsa qytetarët akuzojnë pushtetin local se nuk kanë marrë asnjë masë për  parandalimin e kësaj përmbytjeje që u ka shkaktuar atyre dëme të pallogaritshme.

“Dëme kolosale. Uji 1 metër. Kanale të papastruara prej vitesh. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që uji të jetë të vijë këtej.  Kjo është hera e tretë. Çdo gjë ndodhi për një orë. Ka marru krejt, çdo gjë, 10 frigoriferë janë dëmtuar. Janë  tre biznese të dëmtuara. Lokali, lavazhi dhe marketi . Uji i ka marrë makinat.  U dëmtua një biznes  15 vjeçar” .

Situata ne bashkine Kurbin paraqitet si më poshtë.

Në Njësitë administrative Mamurras, Fushë Mamurras, Drojë, Zhejë, Shpërdhet, Sh’mëri , ka  problematikë serioze si pasojë e prurjeve të mëdhaja nga lumi Drojë, KUL-të dhe kanaleve në të cilat kanë fryrje.  Momentalisht janë rreth 50 banesa kane prezence uji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco