Lajmi i fundit

SPAK shpall në kërkim pronarin e disko ‘Road Hause’. Isa Aliu, pjesë e grupit të Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës

Moti i keq pengon ankorimin e tragetit Vlorë–Brindisi

10:29, 18/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Trageti i linjës Vlorë–Brindisi, i cili ka mbërritur në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm, nuk ka mundur të ankorohet në port për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Era e fortë dhe dallgët e larta e kanë detyruar mjetin lundrues të qëndrojë në radë, në pritje të një momenti të favorshëm për manovrim.

Autoritetet portuale bëjnë me dije se, nëse kushtet e motit përmirësohen, trageti do të kryejë ankorimin e planifikuar. Megjithatë, ai duhet të nisë sërish udhëtimin drejt Brindisit, pasi situata detare pritet të përkeqësohet në orët e pasdites.

Ndërkohë, kapitaneria po mbetet në gatishmëri dhe po ndjek nga afër zhvillimet në det, për të marrë vendimin më të sigurt në lidhje me lëvizjen e tragetit dhe menaxhimin e situatës në port.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco