Nga reshjet e dendura të shiut, Bashkia Kurbini po përballet me vështirësi të ndryshme, kryesisht në qytetin e Laçit dhe fshatrat përreth. Vershimi i ujit ka shkaktuar përmbytje në disa rrugë dhe toka bujqësore, ndërsa në fshatrat Gjorm dhe Zheje situata ka qenë gjithashtu problematike.
Moti i keq ka dëmtuar edhe rrjetin elektrik në disa zona, duke sjellë mungesë energjie në disa fshatra.
Sipas autoriteteve, situata në Kurbinin mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa reshjet e shiut vijojnë të jenë të dendura.
© SYRI.net