Lajmi i fundit

SPAK shpall në kërkim pronarin e disko ‘Road Hause’. Isa Aliu, pjesë e grupit të Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 nëntor 2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 nëntor 2025

07:13, 18/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e shiut priten të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Reshjet e shiut do të vijojnë gjatë gjithë ditës të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa lokalisht pjesa perëndimore me reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Në majat e maleve në verilindje dhe në zonën e Alpeve reshje bore
me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në
momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri 20m/sek

Deti do të ketë valëzim të forcës 4-5 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco