Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para Kuvendit të Shqipërisë, deputetët dhe PS goditen me vezë nga qytetarët

SYRI TV/ Vlorë - Qyteti ende pa terminal autobusësh, stacioni provizor në rrugën 'demokracia'

15:48, 16/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qyteti i Vlorës mbetet i vetmi qytet i madh në Shqipëri që nuk ka ende një terminal të mirëfilltë transporti. Qytetarët dhe shoferët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe përmbushjen e premtimeve të dhëna prej vitesh.

Vlora vazhdon të jetë i vetmi qytet i madh në vend pa një terminal urban dhe interurban, pavarësisht premtimeve të përsëritura për ndërtimin e tij ndër vite. Aktualisht, transporti publik funksionon në mënyrë provizore në rrugën “Demokracia”, një zonë krejtësisht e papërshtatshme.

Njëri prej shoferëve të linjave ndërqytetase shprehet i revoltuar.

Për qytetarët, situata është edhe më e vështirë. Ata që nuk kanë makinë dhe duhet të udhëtojnë drejt Tiranës apo qyteteve të tjera, përballen çdo ditë me kushte minimale shpesh presin mes shiut, të ftohtit, erës apo vapës, pa strehëz, pa informacion dhe pa asnjë standard të një stacioni normal autobusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco