Prodhimi i ulët i vajit të ullirit këtë vit, por depot e fermerëve në Patos ende plot nga stoku i vitit të kaluar

08:47, 15/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sasia e vajit të ullirit, e ulët këtë vit, por depot ende plot nga viti i kaluar Edhe pse prodhimi i vajit të ullirit për këtë vit është më i ulët se zakonisht, fermerët e fshatrave Kuqar, Rusinjë, Ruzhdie, Gjinoqarë dhe Rrerëz në bashkinë Patos pohojnë se depot e shtëpive të tyre janë ende të mbushura me tonelata vaj ulliri të mbetura nga një vit më parë.

Ata thonë se vitin e kaluar vaji u shit me 750 lekë për litër, dhe megjithëse këtë vit prodhimi është më i pakët por më cilësor, çmimi ka mbetur i njëjtë.

“Vaji na ka mbetur në shtëpi, nuk ka kush ta blejë”

Banorët e zonës tregojnë se fshatrat janë pothuajse të shpopulluara. Të vetmit që jetojnë aty janë të moshuarit, ndërsa fëmijët dhe familjarët e tyre kanë emigruar prej vitesh.

“Të rinjtë janë larg, ndërsa ne na kanë mbetur tonelata vaj ulliri nga vjet. Nuk ka treg, nuk ka pika grumbullimi. E shesim vetëm me njohje”, shprehen ata.

Shpopullimi, problemi tjetër që e vështirëson edhe më shumë tregtimin.

Shumica e familjeve që dikur mbillnin e përpunonin ullirin sot nuk jetojnë më në zonë. Kjo ka sjellë jo vetëm uljen e punës në ara e në ullishte, por edhe mungesën e organizimit për shitjen e vajit të prodhuar.

Fermerët e mbetur vetëm thonë se mungesa e krahut të punës, rrugët e amortizuara dhe distanca nga tregjet kryesore i ka bërë edhe më të vështira shitjet.

Kërkesa e fermerëve: pika grumbullimi dhe hapje tregjesh

Në bisedë të lirë, fermerët që takuam kërkojnë mbështetjen e shtetit për ngritjen e pikave të grumbullimit dhe hapjen e tregjeve të reja.

“Shteti duhet të na ndihmojë. Ne e prodhojmë, por nuk kemi ku ta shesim. Po na mbetet në depo”, shprehen ata.

Në një kohë kur çmimet e vajit të ullirit rriten në treg, fermerët e Patosit mbeten të bllokuar me produktin e tyrnjë situatë që kërkon zgjidhje të shpejtë për të shmangur humbjet dhe për t’i dhënë frymëmarrje ekonomike zonave rurale.

FOTO GALERI

Image

Image

ImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco