Myftiu i Shkodrës ka komentuar heqjen e tabelës profetike në oborrin e xhamisë nga policia Shkodër duke cilësuar drejtorin e policisë vendore të Shkodrës, Gentian Berberi si një “një rrugaç me pushtet”. Deklarata u bë në një ceremoni në kuadër të 35-vjetorit të rikthimit të lirisë së besimit në vend ndërsa një ceremoni të tillë zhvilloi Kisha katolike ku Arqipeshkvi Masafra përcolli mesazhet e rastit.
Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari ka komentuar për herë të parë publikisht heqjen e tabelës me thënien profetike për grabitjen e pronës në oborrin e xhamisë “Ebu Bekër” nga policia e Shkodrës.
Myftiu Sytari e cilësoi “një rrugaç me pushtet” drejtorin e policisë vendore të Shkodrës, Gentian Berberi, teksa tha se ajo tabelë do të vendoset kudo.
Deklaratat erdhën gjatë një aktiviteti në xhaminë e Rusit në Shkodër në përkujtim të haxhi Fejzi Zaganjorit, në kuadër të 35-vjetorit të faljes së parë pas regjimit komunist.
Edhe kisha katolike Shkodër përkujtoi 35-vjetorin e meshës së parë në varrezat katolike të Rrmajit nga Dom Simon Jubani. Ceremonia u drejtua nga arqipeshkvi emëritus Imzot Angelo Massafra
Procesioni përkujtimor u ndal te varrezat e Rrmajit, vendi ku në nëntor 1990 Dom Simon Jubani kremtoi meshën e parë publike pas dekadave të ndalimit të fesë nga regjimi komunist.
© SYRI.net